
Njihuni me “veset” e Albert Ajnshtajnit
Albert Einstein është ndoshta shkencëtari më i madh që bota ka njohur ndonjëherë. Laureati i Nobelit dhe ideatori i teorisë së relativitetit vdiq më 18 prill 1955 në moshën 76 vjeçare pasi fillimisht hodhi themelet e fizikës moderne dhe pasi ndryshoi mënyrën se si ne e shohim hapësirën, kohën, energjinë. Por sa e dinë se ai ishte i varur nga vezët e skuqura?
Sipas librit zbulues “Ajnshtajni në shtëpi” shkruar për të nga historiani i shkencës Friedrich Herneck në bashkëpunim me Herta Waldow, një shtëpiake që jetoi me Ajnshtajnin, gruan dhe vajzën e tij nga viti 1927 deri në 1933 në rezidencën në Berlin të shkencëtarit të madh, kishte shumë aspekte të çuditshme në karakterin e tij.
Ky libër i veçantë ofron pamje magjepsëse në rutinën e përditshme të shkencëtarit të madh. Ai flet për gruan e tij, dashurinë për muzikën klasike dhe lundrimin, rrethin e gjerë të miqve dhe dashnoret e tij.
Sipas shërbëtores së tij, Albert Ajnshtajni ishte gjithmonë i ngushtë me paratë dhe përpiqej të kursente kudo. Është tregues, sipas dëshmisë së shërbëtores së tij, se ai mbante këpucë me vrima edhe nëse ato ishin aq të veshura saqë uji i hynte në këmbë. “Ai do t’i vishte ato deri në atë pikë sa nuk do të shkonin më tej,” tha Waldow. Ajo tha se këpucët e tij të preferuara ishin sandalet.
Ai ishte i fiksuar pas vezëve. Pothuajse çdo ditë ai hante dy vezë për mëngjes zakonisht të skuqura së bashku dhe kërpudha. Ai i donte kërpudhat, mund të hante kërpudha tri herë në ditë. Ajo që ai nuk mund të hante ishte biftek i papjekur. “Unë nuk jam tigër”, thoshte dhe kërkonte që mishi i tij të ishte gatuar shumë mirë.
Ai gjithashtu e urrente kuzhinën angleze. Ai rrallë pinte alkool, dhe pinte vetëm kafe, ndërsa i pëlqente të pinte selino!
Atij i pëlqente të luante violinë gjatë natës, por loja e tij ishte e tmerrshme. Atë e shqetësonin festat dhe tubimet shoqërore.
Sipas publikimit që zbulon një pjesë të përmbajtjes së librit, Ajnshtajni shpesh ecte lakuriq nëpër shtëpi.