Nga DiCaprio te Ledger, ja rolet më të vështira në Hollywood

Për të servirur ashtu siç duhet gjithçka që shihni në filmat tuaj të preferuar, personazhet kalojnë peripeci të shumta.
Ndryshimet në dukje dhe jo vetëm, sjellin vështërsi dhe stres pasi atyre u duhet të vishen plotësisht me rolin e tyre.
Disa nga këto role, do t’i gjeni të renditura më poshtë.

 

Hugh Glass
“The Revenant” (2015)


Adhuruesit e këtij filmi, për vite me radhë ishin kuriozë se për çfarë do t’i duhej Leonardo DiCaprio-s çmimi Oscar në fund të gjithë kësaj.
Për të qenë në atë rol, DiCaprio kaloi sakrifica nga më ekstremet.
Xhirimet në të ftohtin kanadez, e bënë DiCaprion të mësoje mbijetesën, ndezjen e zjarrit, të ushqyerit me mëlçi pavarësisht se ishte vegjetarian si dhe shumë sakrifica të tjera që e bënë atë të hyjë dhe qëndrojë plotësisht në karakter.

 

Wladyslaw Szpilman
“The Pianist” (2002)


“The Pianist” është film për personazhin real, pianistin Wladyslaw Szpilman dhe mbijetesën e tij në Varshavën e pushtuar nga nazistët.
Për të qenë brenda personazhit të pianistit, Brody mori pianon, humbi 31 kilogramë duke mbajtur një dietë.
Përkushtimi i Brody-t rezultoi në një performancë që e kapërceu edhe aktrimin, duke shkuar kështu në një transformim.

 

Nina Sayers
“Black Swan” (2010)


Jeta e një balerine mund të jetë shumë e lodhshme dhe mjaft kërkuese, këtë gjë Natalie Portman e mësoi me rolin e Ninës, në thrillerin psikologjik.
Portman thuhet se ka humbur 20 kilogramë për të luajtur Ninën dhe ka punuar për pesë orë çdo ditë për të arritur pamjen e një balerine.
Ajo gjithashtu pagoi për mësimet e saj të kërcimit.
Ndër të tjera, pësoi një tronditje dhe një zhvendosje të brinjëve.
Nëse nuk do të dinim historinë e saj, do të mendonim se Portman ka qenë një balerinë profesioniste gjatë gjithë kohës.

 

The Joker
“The Dark Knight” (2008)


Joaquin Phoenix u shpreh se ndihej i tronditur dhe i tmerruar për rolin.
Kjo mbase erdhi pasi dëgjoi atë që Heath Ledger kishtë bërë për të arritur në përshtatshmëri të rolit.
Ledger kaloi rreth një muaj i izoluar në një dhomë hoteli për të “mësuar” çmendurinë e Joker-it, duke përfshirë mënyrën se si ai flet dhe qesh.

Ledger thuhet gjithashtu se luftonte me pagjumësinë, duke fjetur rreth dy orë në natë.
Tragjikisht, Ledger ndërroi jetë përpara se të publikohej “The Dark Knight”.
Por performanca e tij e bëri atë mjeshtër absolut të zanatit të tij.

 

Aileen Wuornos
“Monster” (2003)

Charlize Theron kaloi një nga transformimet më të mëdha për të luajtur rolin e vrasësit serial, Aileen Wuornos.
Theron shtoi 30 kilogram si dhe ndryshime të tjera nga pamja fizike.
Ajo fitoi një Oscar të merituar për punën e saj.
Vërtetë duhet më shumë se një transformim fizik për të dhënë një performancë të shkëlqyer, por Theron përfundimisht këtij roli i dha gjithçka.