
Nelson Hysa fiton në ndeshjen e radhës
Boksieri shqiptar, Nelson Hysa fiton për herë të 8-të në boksin profesionist.
Në ndeshjen e zhvilluar në Mal të Zi, e vlefshme për federatën UBF, boksieri Hysa fitoi në knockout ndaj boksierit kolumbian Huan Novoa.
Nelson Hysa dominoi ndeshjen që në fillim të raundit të parë, me një performancë të shkëlqyer përballë kundërsharit të tij.
Ndeshja zgjati vetëm 3 raunde pasi kolumbiani nuk e përballoi më dot sulmin e Hysajt.
Kjo është fitorja e 6 e boksierit Hysa me knockout.
*Tibo News