
Ndërron jetë Tina Turner, mbretëresha e’ Rock n Roll’
Tina Turner, këngëtarja dinamike e ‘rock dhe soul’ e cila u ngrit nga fillimet modeste dhe mposhti një martesë famëkeqe abuzive për t’u bërë një nga artistet femra më të njohura të të gjitha kohërave, ka vdekur, vnë moshën 83 vjeç.
Turner pati një varg hitesh R&B në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1970 me bashkëshortin e saj dominues dhe të dhunshëm Ike Turner përpara se ajo ta linte atë.
Karriera e saj solo dështoi për vite me radhë përpara se të rikthehej në mënyrë mahnitëse në vitin 1984 me albumin e saj multiplatinum “Private Dancer” dhe hitin e tij nr. 1, “What’s Love Got to Do With It”.
Shumë shpejt Turner u bë një superstar botëror, e njnohur për veshjet tipike, fundet e shkurtra dhe këmbët e gjata teksa ecte nëpër skenat e koncerteve me taka 15 cm.
Tina Turner jo më kot ka marrë pseudonimin “Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll”. Kur ajo këndonte për dhimbjen, çdo fjalë dukej e vërtetë pasi e kishte kaluar mbi supe.
“Për një kohë të gjatë u ndjeva sikur isha e bllokuar, pa asnjë rrugëdalje nga situata e pashëndetshme në të cilën ndodhesha. Por më pas pata një sërë takimesh me njerëz të ndryshëm që më inkurajuan… Dhe sapo e pashë veten qartë, fillova të ndryshoja, duke i hapur rrugën besimit dhe guximit. U deshën disa vite, por më në fund arrita të qëndroja në këmbë për jetën time dhe të filloja përsëri”, ka thënë ajo në një intervistë të atyre kohëve.
Familjarët e sja kanë treguar se Tina e dashur ndërroi jetë në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj në Zvicër. Ajo vuante nga një sëmundje prej vitesh. Ajo ka fituar plot 8 Grammy. nga 25 nominime. tre Grammy të tjera nga Hall of Fame.
Ajo ishte artistja e parë me ngjyrë dhe femra e parë që u shfaq në kopertinën e Rolling Stone.