Momenti kur Bebe Rexhën e godasin me telefon në kokë teksa bën shqiponjën me duar

Ylli i popit Bebe Rexha u nxorr me shpejtësi nga skena gjatë një koncerti të shtunën pasi u godit në kokë nga një telefon i hedhur nga një fans.

Ylli, i cili po performonte në Nju Jork, u ul në gjunjë pak sekonda pasi telefoni goditi kokën e saj.

Ajo u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, me sa duket ende me dhimbje, me duart e saj të shtrënguara në fytyrë.

Videoja e postuar në internet tregon një burrë që arrin të afrohet e të godasë ndërsa fansat filluan të bërtisnin duke thënë:  “ky është sulm”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, hitet e së cilës përfshijnë I’m Good (Blue) dhe Meant To Be, ende nuk e ka adresuar incidentin.

Media e lajmeve rozë Pop Base citoi nënën e saj të thoshte se ylli mori trajtim mjekësor dhe kishte nevojë për tre qepje.

Bebe kishte ftuar më parë një fanse të përlotur nga El Salvador në skenë për të kënduar I’m Gonna Show You Crazy; dhe luajti një version të improvizuar të Seasons pas një kërkese nga audienca.

Fansat që ndoqën shfaqjen shprehën frikën e tyre mbi mënyrën se si përfundoi shfaqja.

“Jam ende në shok dy orë më vonë”, shkroi njëri në Twitter. “Pashë diçka që fluturoi dhe e goditi atë. Mendova se ishte një CD ose një letër derisa pashë që ishte telefon ai që ra.”

“Njerëzit vërtet ishin veshur dhe ishin në humor të mirë që do të shkonin në një koncert, por ky burrë shkatërroi gjithçka”, shtoi një tjetër.

“Përfundim super shqetësues i një shfaqjeje të shkëlqyer,” komentoi një i tretë. “Shpresoj që ajo të jetë  mirë”.

Ngjarja ndodhi teksa Bebe Rexha po bënte shqiponjën, por nuk dihet ende nëse goditja ndodhi për shkak të kësaj, po ashtu autori i incidentit nuk është identifikuar.