Mënyrat që “rrafshojnë” barkun

Dhjami në zonën e barkut është një problem që prek shumicën e femrave dhe meshkujve. Një sasi e lartë e dhjamit në këtë zonë rrit rrezikun e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë të gjakut dhe disa tipe kanceresh.

Dhjami në zonën rreth barkut mund të jetë i trashëgueshëm gjenetikisht, por gjithashtu mund të jetë rezultat i stilit të jetës së pashëndetshme dhe mungesës së aktivitetit fizik. Pjesa më e madhe e dhjamit në këtë zonë vjen nga konsumi i ushqimeve me shumë kalori dhe të pashëndetshme.

Aktiviteti fizik është thelbësor për humbjen e dhjamit dhe duhet të kombinohet me një dietë të shëndetshme e bazuar në perime. Gjeni një aktivitet që ju pëlqen, si ecja, çiklizmi apo vrapimi.

Gjumi është faktor tjetër i rëndësishëm. Kur flemë mjaftueshëm, trupi djeg kalori. Studimet tregojnë se gjumi i pamjaftueshëm mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë, si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët.

Më poshtë, do t’ju paraqesim disa ushqime që ndihmojnë në reduktimin e dhjamit në bark:

  1. Ushqimet me fibra: Studimet kanë treguar se konsumimi i 10 gramë fibra në ditë ndihmon shumë në luftimin e dhjamit në zonën rreth mesit. Për këtë arsye, konsumoni bizele, fasule, qiqra etj., si dhe fruta dhe perime me lëkurë, si tërshërë. Disa ushqime me nivel të lartë fibrash janë superushqime të vërteta.
  2. Ushqimet me proteina: Proteinat mbajnë gjendjen e ngopjes për një kohë të gjatë dhe tretja e tyre kërkon më shumë kohë. Ushqimet proteinike si kosi, mish pa dhjam, vezë, peshk, fasulet, legumet, arroret dhe farat janë të shkëlqyera për të mbajtur një dietë të shëndetshme. Proteinat tregohen të kontribuojnë në humbjen e dhjamit dhe ruaj