
Lufta në Ukrainë, çfarë po ndodh në orët e fundit
Qeveria ruse ka njoftuar se po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e Kievit, për të lejuar evakuimin e civilëve.
Kjo vjen një ditë pasi përpjekjet e ngjashme në Mariupol dështuan pas bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord. Nga Ukraina u deklarua se Rusia kreu akte brutale, duke thyer armëpushimin e duke vrarë civilë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve, pasi një sulm rus të dielën në Irpin u mori jetën 4 anëtarëve të një familje të re.
Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.
-Ka pasur bombardime të reja ruse në qytetin port jugor të Mykolaiv.
-Qeveria e Britanisë ka thënë se do t’i japë Ukrainës 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë në mes të pushtimit rus.
-Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008 pasi SHBA tha se po diskutonte një embargo të mundshme ndaj furnizimeve ruse me aleatët e saj.
-Sipas të dhënve nga Kombet e Bashkuara numri i civilëve të vdekur nga sulmet rusë ka kaluar 360, duke përfshirë më shumë se 20 fëmijë, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.