
Leximi para gjumit ndikon në shëndetin tuaj, a e dini pse?
Nuk do duhej të ishe befasi për ju fakti se leximi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini pse? Siç duket, ekzistojnë një grumbull i dobive nëse lexoni para se të shkoni në shtrat për të fjetur.
Gjumë më i mirë
Leximi ju ndihmon për një gjumë më të mirë duke ua vendosur mendjen diku tjetër dhe në këtë mënyrë duke ua larguar fokusin nga problemet e jetës së përditshme.
Redukton stresin
Një grup i studiuesve në Universitetin e Surrey ka gjetur se leximi para gjumit mund ta reduktoj stresin deri në 68%.
Do të fokusoheni më shpejt
Ndërkohë që gjurmoni nëpër rrjetet sociale përpara gjumit, ju jeni duke bluar në mëndje shumë gjëra në të njejtën kohë, duke e bërë të vështirë të fokusoheni në diçka më specifike. Duke mos pasur pamje vizuale, gjatë leximit të librit ju jeni të detyruar të fokusoheni vetëm në një ngjarje. Në këtë mënyrë ju e trajnonin trurin tuaj të koncentrohet.
Do të bëheni më kreativ
Për shkak se leximi për trurin është sikur stërvitjet fizike për trupin, sa më shumë që lexoni ju do të filloni ti shihni gjërat në një mënyrë tjetër nga ajo e mëparshmja.