
Lewis Hamilton dhe Brad Pitt së bashku në ekran
Lewis Hamilton dhe Brad Pitt duket se do të bëhen bashkë për një film të ri në Formula 1, me Hamilton i cili do të jetë në rolin e producentit në projekt.
Filmi do të drejtohet nga regjisori i “Top Gun: Maverick”, Joseph Kosinski, me Hamilton të përfshirë si producent gjithashtu.
“Apple Studios” ka fituar të drejtat për filmin, i cili aktualisht është pa titull, që sipas Deadline, do ta shfaqë Pitt si një shofer që del në pension për të mentoruar një shofer më të ri dhe për të arritur sukesin e padiskutueshëm në pistë.
Skenari i filmit u shkrua nga Ehren Kruger, ndërsa projektit i është bashkangjitur edhe Jerry Bruckheimer.
Hamilton ka bërë kameo në filma më parë duke përfshirë “Cars 2” dhe “Cars 3”, si dhe “Zoolander 2”.
Ai gjithashtu ka pasur role të ndryshme në videolojëra.
Shoferi i Mercedesit ka treguar interes për kolegët atletë që kanë zhvilluar filma, duke përfshirë projektin e Tom Brady ’80 për Brady’.
Aktori i njohur Pitt tregon një interes të madh për Formula 1, pasi është parë në shumë ngjarje Grand Prix, dhe ai ishte startuesi i 84-të Le Mans 24 Hours.
Shtatë herë kampioni i botës Hamilton do të kthehet në aksion në pistë këtë fundjavë në GP të Azerbajxhanit.