Kush do të përfaqësojë Shqipërinë ne Oscars 2023?

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ne Shqipëri ka shpallur filmin qe do të përfaqësojë vendin tonë në edicionin e 95-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences, njohur ndryshe si çmimet Oscars.

Me regjinë dhe skenarin e Gentian Koçit,

“A cup of coffee and new shoes on”, do të garojë mes shume filmave të shteteve të tjera, tek kategoria “Filmi më i Mirë i Huaj”.

Në deklaratën e QKK, thuhej se filmi u përzgjodh mes dy prodhimeve të tjera të këtij viti, “Njëri prej nesh” nga regjisori Ergys Meta dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” nga Fatmir Koçi.

Për Gentian Koçin, kjo nuk është hera e parë e përfaqësimit në Oscars, pasi edhe në vitin 2018 ishte kandidatura zyrtare e Shqipërisë me filmin e tij debutues me metrazh të gjatë, “Dita zë fill”,  i cili u përzgjodh në mbi 50 festivale në të gjithë botën, duke rrëmbyer çmimet te ndryshme si “Aktorja më e mirë, “Skenari më i mirë”, dhe “Filmi më i mirë”.

Filmi me te cilin përfaqësohemi, ë shtë financuar nga QKK, Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.