KURIOZI3T: Nga pendesa e “Pretty Woman” te frika që shkakton “Joker”

“Kuriozi3t” është rubrika më e re në “Tibo News” që sjell “të fshehtat” nga personazhet dhe filmat më të dashur e njohur për publikun.

  • Julia Roberts është padyshim një nga ikonat e kinematografisë dhe një nga rolet më identifikues është ai i Vivien te “Pretty Woman”. Në fakt Julia nuk ishte zgjedhja e parë për të qenë Vivien, pasi ky rol iu ofrua edhe aktoreve të tjera të listës A, një prej tyre ishte Molly Ringwald, e cila e refuzoi pasi nuk donte të luante rolin e një prostitute. Pas suksesit të “Pretty Woman” ajo u shpreh se ishte penduar për këtë veprim.
  • “Toy Story” me siguri është parë nga gjithsecili prej jush, nëse nuk e keni parë ende, mund ta shijoni në platformën Tibo. Dhe që po thonim, është filmi i parë i animuar në historinë e Oscar, që nominohet për skenarin më të mirë.
  • Joker është një nga personazhet që kemi dashur më shumë, po në të njëjtën kohë, një nga personazhet që na frikëson më shumë. Pikërisht me këtë të fundit ka lidhje dhe kjo që do ju them. Te Dark Knight, në momentin aë Joker futet në skenë, Michael Caine supozohej të kishte një dialog, por ai u tremb aq shumë tek shihte Heath Ledger në rol për herë të parë, sa e harroi tekstin.

*Tibo News