Katër parashikimet e Nostradamusit për vitin 2023

Viti u mbyll dhe tani është koha për të folur për parashikimet dhe askush nuk mund të përmendet më shumë se Nostradamusi për këtë gjë. Besojeni apo jo, Nostradamusi ishte një astrolog i shekullit të 16-të, mjek, i akuzuar heretik dhe njeriu që thuhet se ka parashikuar Zjarrin e madh në Londër, ardhjen në pushtet të Hitlerit, sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe pandeminë e Covid.

Në fakt, profecitë e tij anojnë drejt zjarrit dhe katastrofës.

I referuar si “profeti i dënimit”, botëkuptimi i zymtë i Nostradamusit besohet se është formuar nga doza të rënda të Dhiatës së Vjetër dhe nga trauma e humbjes së gruas dhe fëmijëve të tij të vegjël nga sëmundja e murtajës. Në pamundësi për të kuruar ata që donte më shumë, duket se ai u përpoq të paralajmëronte të tjerët përmes zbulimeve të tij për shkatërrimin.

Me botimin e librit të tij të famshëm “Les Profeties” në vitin 1555, Nostradamusi i dhuroi botës dhe brezave të ardhshëm një kuazi-poetik që parashikon luftëra, murtajë, fatkeqësi natyrore, trazira civile, vrasje politike dhe gjëra të tjera të tilla.

Parashikimet e Nostradamus për vitin e kaluar përfshinin rritjen e AI, fuqinë pushtuese të kriptomonedhës dhe një rritje të kanibalizmit si përgjigje ndaj inflacionit. A kanë ndodhur vërtetë? Ndërsa bitcoin ka rënë, inflacioni mbetet në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe jo më kot, “Dahmer – Monster”,  filmi-dokumentar në Netflix për ‘mishngrënësin e famshëm’, u bë shfaqja e dytë më e ndjekur në historinë e rrjetit.

Lexoni për përmbledhjen e parashikimeve të Nostradamus për vitin 2023.

1-Ngrohja globale dhe shumë e shumë peshq të ngordhur

“Dielli do të ‘përvëlojë’ detin e ndritshëm: peshqit e gjallë të Detit të Zi nuk do të mbijetojnë”. Kërkimet e fundit sugjerojnë se shumë nga speciet më të zakonshme të peshqve mund të përballen me zhdukjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ngrohjes nga ndryshimet klimatike, dmth. vlimi i oqeaneve të Tokës. Me një nga burimet kryesore ushqimore të njerëzimit në rrezik, ndoshta ne do të përfundojmë me uri apo duke ngrënë gjëra që nuk i kemi imagjinuar kurrë.

2-Pallati Mbretëror Buckingham nën flakë

Nostradamus parashikoi se 2023 do të përjetojë “zjarr qiellor në ndërtesën mbretërore”. Marrë fjalë për fjalë, kjo mund të nënkuptojë se një meteor do bjerë drejt e në Buckingham Palace. Në një këshillë më metaforike, Princi Harry dhe Meghan Markle, të cilët së fundi publikuan një serial “bombë” në Netflix që përshkruan në detaje veprat e errëta të kryera kundër tyre nga ‘kurora’, kanë marrë në shënjestër me një lloj tjetër fuqie zjarri, duke ndezur dhe shkatërruar reputacionin e familjes mbretërore siç e njohim ne.

3-Lufta e Tretë Botërore

Nostradamus shkruan se 2023 do ta gjejë botën të përfshirë në, “Shtatë muaj luftë e madhe, njerëz të vdekur nga e keqja”. Kjo përkon ndoshta edhe me konfliktin shkatërrues në Ukrainë, i cili deri më tani është shënuar nga krime lufte dhe një numër i madh i vdekjeve civile. Për sa i përket “të keqes” që Nostradamus fajëson, nxitjes së urrejtjes, vdekjes, Vladimir Putin është shumë afër personifikimit të saj.

Profecia tregon se konflikti do të përshkallëzohet në një luftë botërore në shkallë të plotë në vitin e ardhshëm, e cila, duke pasur parasysh arsenalet bërthamore në rrezik, mund të barazohet me nivele apokaliptike të shkatërrimit.

4-AntiKrishti

Nostradamus shkruan se në ose rreth vitit 2023, “Antikrishti shumë shpejt i asgjëson të tre. Lufta e tij do të zgjasë njëzet e shtatë vjet. Jobesimtarët janë të vdekur, robër, të internuar. Me gjak, trupa njerëzish, ujë dhe gjak që mbulojnë tokën.” Në një surprizë për askënd, antikrishti është një krijesë-njeri me epsh gjaku, që do të thotë se ai mund të fshihet nën gënjeshtrat dhe kravatën e çdo numri politikanësh globalë.

Me përmendjen e luftës dhe të jobesimtarëve që janë “të vdekur, robër ose të mërguar”, ka tregues të fortë se antikrishti mund të jetë vetë Putini, megjithëse ‘kostumi i Halloëeen’ i Elon Musk dhe përgjigja në Tëitter ndaj tij sugjerojnë se i çmenduri është gjithashtu në garë.

Nëse “breshëri i kuq që mbulon tokën” tingëllon diçka si albumi me të njëjtin emër nga muzikanti armen i xhazit Tigran Hamasyan, nuk është dhe aq keq.

Shpresojmë që asnjë nga këto parashikime të përmbushen!

*Tibo News