“Kam vendosur të lë muzikën”

Këngëtari i njohur Fero ka njoftuar largimin e tij nga muzika.Përmes një postimi në rrjetet sociale, reperi ka treguar arsyen e tërheqjes së tij nga industria e muzikës.
Fero thotë se nëpërmjet besimit në fenë islame ka arritur të kalojë disa sfida në jetën e tij dhe se pikërisht për shkak të besimit fetar, ai ka vendosur ta lërë muzikën dhe të kthehet në një praktikant të devotshëm të myslimanizmit.
Fero kërkon ndjesë për këngët e tij dhe iu bën thirrje të gjithëve që të mos i dëgjojnë më ose shkarkojnë më këngët e tij.

Ky është postimi i plotë

‘Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time. Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi , ju kërkoj që t’ma bëni hallall. Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë. Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij. Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar:  “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.” Ez Zumer 53. Me respekt Feronit Shabani’