AlbanianEnglish

Ju ndodh të harroni emrat e njerëzve? Ja disa truke për t’i mbajtur mend

Besoj se ju ka ndodhur të paktën njëherë të vetme që t’ju ndalojë dikush në rrugë dhe pasi flisni për pak minuta ju nuk ja keni as idenë më të vogël se si e kishte emrin, edhe përse ishte fytyrë e parë për ju. Në këto raste ju sugjerojmë që nëse nuk jeni të sigurt për emirn më mirë mos ta thërrisin fare sesa të ngatërroheni.

Nëse nuk mbani mend emrat, të paktën mbani mend këto teknika të thjeshta që t’i vini në zbatim sa herë të takoni dikë jo shumë të afërt ose komplet të ri:

Mos e konsidero asnjë emër si të thjeshtë për t’u mbajtur mend

Mund të duket e çuditshme, por shumica e problemeve që njerëzit kanë me emrat vijnë nga tendenca për të supozuar se mund të kujtojmë lehtësisht informacione. Një shembull shumë i thjeshtë është kur në kohërat e shkollës nuk mbanim shënime shpeshherë me idenë se ajo që po shkruhej dhe shpjegohej në dërrasën ishte e thjeshtë për t’u mbajtur mend. Në fakt është e kundërta dhe e njëjta gjë ndodh dhe me emrat. Duhet të kuptosh se emrat janë të vështirë për t’u mbajtur mend dhe kështu truri do “mundohet” pak më tepër për t’i fiksuar ato.

Përdor disa herë emrin e personit në bisedë

Kjo është një nga teknikat më të fuqishme dhe mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë gjë është të ndryshoni përgjigjen kur përshëndesni dikë, t’i përmendësh emrin shpesh. Kur e thua emrin e personit me zë të lartë, e detyron trurin të ndërveprojë me informacionin në një mënyrë të re. Nëse nuk je i sigurt se kur tjetër të përdorni emrin e dikujt në bisedë, të paktën përdoreni kur përshëndeteni për t’u ndarë, sepse kjo është gjithashtu një mundësi e mirë për t’i kërkuar personit të të kujtojë në moment emrin e tij nëse e ke harruar.

Lidhe emrin e personit me diçka që të ngjason (person tjetër, objekt, dukuri)

Për shembull, nëse takon dikë të quajtur “Donald” sigurisht që do e kesh super të thjeshtë ta lidhësh me dikë tjetër që në atë moment. Nëse dikush tjetër quhet “Besart” p.sh, që në atë moment lidhe më “besën” dhe “artin”, e kështu me radhë që herën tjetër ta kesh më të thjeshtë të mbash mend shumë emra.

You don't have permission to register