
Jennifer Lopez me nerva, ofendon me ‘libër shpie’ paparacët
Jennifer Lopez nuk ishte aq e emocionuar që u la jashtë dyerve të palestrës ku ajo shkon gjithmonë.
Krijuesja e hitit “Let’s Get Loud”, 53 vjeç, dukej se ishte e frustruar pasi dështoi të hynte në studion e Tracy Anderson Method në Los Angeles.
Në pamjet e siguruara nga TMZ, këngëtarja/aktorja shihet duke trokitur furishëm në dyert e studios pasi nuk mundi të futej brenda.
Përfundimisht, dikush ia hapi derën asaj nga brenda dhe Lopez ishte në gjendje të vazhdonte me stërvitjen e saj.
Pas seancës së stërvitjes, ajo u pa teksa dilte nga ambientet teksa paparacët e prisnin që ajo të hipte në një fuoristradë jashtë ndërtesës.
Ndërsa paparacët i uruan asaj të kalonte një ditë të mirë, J.Lo dëgjohet duke bërtitur, “F**K YOU, mirupafshim”.
Krijuesja e hitit “Jenny From The Block” u shfaq me një komplet neoni.
Ajo i kishte ngritur flokët topuz ndërsa shtrëngonte një shishe uji me diamant të rremë në vapën e madhe.
Dashuria e J.Lo për tu stërvitur nuk është sekret në Hollywood, pasi ajo më parë ka treguar për Us Weekly se stërvitja ndihmon shëndetin e saj mendor. Por pse vallë ishte aq e nevrikosur sa ofendoi me ‘libër shpe’ paparacët? Mos e ka fajin partneri i saj Ben?