Inteligjenca e lartë, shenjat që e karakterizojnë

Shenjat që tregojnë një inteligjencë të lartë shpesh here edhe nuk vihen re apo injorohen nga të tjerët. Por cilat janë këto shenja që tregojnë se inteligjenca jujaj është e lartë?

EMPATIA E LARTË

Ne e dimë se sa e vështirë është që një person të kuptojë qartë ndenjat e tij dhe një veçori edhe më e rëndësishme është kur ai person kupton më së miri edhe ndjenjat dhe mendimet e të tjerëve për të, duke i kuptuar dhe analizuar ato duke përdorur aftësinë e tij të lartë të ndjeshëmrisë.

Prandaj një nga karakteristikat kryesore të njerëzve me inteligjencë të lartë është aftësia për të empatizuar.

DUAN TË JENË VETËM

Ju ka ndodhur të njihni njerëz që nuk preferojnë të rrinë me të tjerët por ju pëlqen të kalojnë kohë vetëm. Shkenca thotë se duhet t’i shikojmë më me kujdes njerëzit e vetmuar.

Një studim i vitit 2016 zbuloi se njerëzit që preferojnë të jenë vetëm sesa të shoqërohen, kanë një IQ më të lartë se ata që nuk e bëjnë këtë.

VONOHEN GJITHMONË

Cilësohemi të papërgjegjshëm në momentin që vonohemi vazhdimisht për një takim, megjithatë, të qenit vonë shihet sërish si shenjë e inteligjencës së lartë.

Hulumtimet shkencore kanë treguar gjithashtu se njerëzit që qëndrojnë zgjuar deri vonë natën kanë më shumë gjasa të kenë inteligjencë të lartë.

HUMOR I ZI E SHAKA TË TEPRUARA

Nëse shakat tuaja tek të tjerët duken të të ashpra ose shaka që janë të frikshme, kjo nuk do të thotë se jeni një person i keq por tregon se mund të keni inteligjencë të lartë.

Një studim i kryer në Universitetin e Vjenës vitet e fundit zbulon se njerëzit me një sens të errët humori mund të jenë inteligjentë edhe verbalisht dhe numerikisht.

AFTËSI ANALIZUESE

Nëse kur jeni përball një ngjarje i mendoni të gjitha mundësitë dhe ndani mendimet negative që mund të lindin, kjo do të thotë se aftësitë tuaja analizuese janë zhvilluar.

Njerëzit me inteligjencë të lartë mund të vlerësojnë ngjarjet dhe situatat nga këndvështrime të ndryshme.

KENI SHUMË KURIOZITET

Të qenit kurioz është një nga elementët që lidhet me inteligjencën e lartë. Krahasuar me njerëzit e tjerë, njerëzit që kanë aftësinë për të pyetur mund të shohin gjëra të ndryshme më lehtë.

JENI DEMBEL

Edhe pse kritikohet shumë nga njerëzit dembelizmi është një tipar i lidhur me inteligjencën e lartë. Një studim i kryer në “Florida Gulf Coast University” zbuloi se dembelizmi është i lidhur ngushtë me inteligjencën e lartë.

Sipas hulumtimeve, njerëzit me inteligjencë të lartë nuk kanë nevojë për të tjerët për t’u argëtuar dhe mund të duken dembelë. Ata nuk ndiejnë nevojën të nxitojnë ose të gjejnë njerëz që mund t’i bëjnë ato, sepse ata kanë analizuar më parë në mendjen e tyre se si mund t’i trajtojnë punët e tyre.