Inteligjenca biologjike VS artificiale! Ku po gabohet?

Geoffrey Hinton, njohur ndryshe si The Godfather of Al ka mbrojtur doktoraturën për Inteligjencën Artificiale 45 vite me parë dhe ende sot mbetet një nga zërat më të dëgjuar dhe profesionistë në këtë fushë.

Gjatë dekadës së shkuar ka punuar part time tek Google, mes kompanisë Silicon Valley dhe Toronto. Por ai ka vendosur të lërë punën dhe në një intervistë për Neë York Times ai ka thënë se do i duhet të paralajmërojë njerëzit për kërcënimin që vjen nga Inteligjenca Artificiale, që sipas tij po vjen shumë më shpejt nga ç’e kishte menduar.

75 vjeçari ka treguar se është penduar për punën në Google dhe se rreziqet nga chatbots të inteligjencës artificiale janë bërë të frikshme.

‘Për momentin nuk janë më inteligjentë sesa ne. Por unë mendoj se shumë shpejt do të jenë mbi ne, e kam fjalën për cdo produkt që do sjellë Inteligjenca Artificiale’.

Doktor Hinton shton se edhe mosha e tij ndikoi në largimin nga puna: Ishte koha për të dalë pension!

Hulumtimet e Hinton mbi rrjetet kompjuterime etj u ka hapur rrugën sistemeve aktuale të AI si ChatGPT.

Në inteligjencën artificiale, ‘rrjetet nervore’ janë sisteme që janë të ngjashme me trurin e njeriut në mënyrën se si ata mësojnë dhe përpunojnë informacionin. Ato u mundësojnë AI-ve të mësojnë nga përvoja, siç do të bënte një person. Ky quhet mësim i thellë.

Psikologu njohës dhe shkencëtari kompjuterik britaniko-kanadez ithotë se chatbots së shpejti mund të kapërcejnë nivelin e informacionit që mban truri i njeriut.

“Dhe duke pasur parasysh shkallën e progresit, ne presim që gjërat të përmirësohen shumë shpejt sa i përket Al. Por ne duhet të shqetësohemi për këtë.”

Në intervistë për New York Times, Hinton iu referua “aktorëve të këqij” të cilët do të përpiqen të përdorin AI për “gjëra të këqija”.

Kur u pyet për të elaboruar këtë, ai u përgjigj: “Ky është thjesht një lloj skenari i rastit më të keq, një lloj skenari makthi. Mund të imagjinoni, për shembull, një aktor i keq si [Presidenti rus Vladimir] Putin vendos t’u japë robotëve aftësinë për të krijuar nën-qëllimet e tyre.”

Ai shtoi: “Kam arritur në përfundimin se lloji i inteligjencës që po zhvillojmë është shumë i ndryshëm nga inteligjenca që kemi.”

Ne jemi sisteme biologjike dhe këto janë sisteme dixhitale. Dhe ndryshimi i madh është se me sistemet dixhitale, ju keni shumë kopje të të njëjtit grup, të njëjtin model të botës.

Dhe të gjitha këto kopje mund të mësojnë veçmas, por i ndajnë njohuritë e tyre menjëherë. Pra, është sikur të kishit 10,000 njerëz dhe sa herë që një person mësonte diçka, të gjithë do e dinin automatikisht. Dhe kështu këta chatbot mund të dinë shumë më tepër se çdo person i vetëm.”

Matt Clifford, kryetari i Agjencisë së Kërkimeve dhe Shpikjeve të Avancuara të Mbretërisë së Bashkuar, thotë:

“Ka një avantazh të madh nga kjo teknologji, por është thelbësore që bota të investojë shumë dhe urgjentisht në sigurinë dhe kontrollin e AI”.

Hinton i bashkohet një numri në rritje ekspertësh që kanë shprehur shqetësime për AI – si shpejtësia me të cilën po zhvillohet dhe drejtimi në të cilin po shkon.

Në mars, një letër e hapur – e bashkënënshkruar nga dhjetëra njerëz në fushën e AI, duke përfshirë miliarderin e teknologjisë Elon Musk – bënte thirrje për një pauzë në të gjitha zhvillimet më të avancuara se versioni aktual i chatbotit të AI ChatGPT, në mënyrë që të mund të hartoheshin masa të forta sigurie.

Është e rëndësishme të mbani mend se chatbot-et e AI janë vetëm një aspekt i inteligjencës artificiale, edhe pse ato janë më të njohurat për momentin.

Inteligjenca artificiale qëndron prapa algoritmeve që diktojnë se çfarë vendosin platformat e transmetimit të videove që të shikoni më pas. Mund të përdoret në rekrutim për të filtruar aplikimet për punë, mund të diagnostikojë problemet mjekësore (edhe pse mjekët njerëz ende kanë fjalën/vendimin e fundit).

Megjithatë, ajo që po shohim tani është ngritja e AGI – inteligjencës së përgjithshme artificiale – e cila mund të trajnohet për të bërë një sërë gjërash brenda një kompetence. Kështu për shembull, ChatGPT mund të ofrojë vetëm përgjigje me tekst për një pyetje, por mundësitë brenda kësaj, siç po shohim, janë të pafundme.

Por ritmi i përshpejtimit të AI ka habitur edhe krijuesit e saj. Ai ka evoluar në mënyrë dramatike që kur Hinton ndërtoi një rrjet nervor pionier të analizës së imazhit në vitin 2012.

Edhe shefi i Google, Sundar Pichai, tha në një intervistë të fundit se edhe ai nuk e kuptonte plotësisht gjithçka që bëri chatbot-i i saj me AI, Bard.

Duket se ne jemi në një tren me shpejtësi për momentin dhe shqetësimi është se një ditë ky tren do të fillojë të ndërtojë shinat e veta.