Halsey flet për tre abortet dhe ndryshimet që i falën jetës së saj

Halsey ka folur për tre abortet e saj, njëra prej të cilave kërkonte ndërhyrje mjekësore për të ndihmuar ndërprerjen e shtatzënisë, shkrim i ri emocional për “Vogue” duke iu treguar qëndrimin e saj për vendimin e gjykatës për të drejtat e abortit.

Në shkrimin e titulluar “Aborti im më shpëtoi jetën”, kantautorja e njohur ndan eksperiencën personale dhe vështirësitë e saj për të çuar një shtatzëni deri në fund.
Tanimë nënë e një djali të quajtur Ender, Halsey kishte humbur tre shtatzëni, në moshën 24-vjeçare.

 

“Më dukej si një ironi mizore fakti që mund të mbesja shtatzëne aq kollaj, por luftoja për ta mbajtur atë shtatzëni. Një nga abortet e mia kërkonte “after-care”, metodë më e butë kjo për të thënë se kisha nevojë për abort, sepse trupi im nuk mund të ndërpriste plotësisht shtatzëninë dhe rrezikoja ta kaloja pa ndërhyrje mjekësore. Gjatë asaj periudhe unë qaja, kisha frikë për veten time dhe ndihesha e pafuqishme. Isha e dëshpëruar për t’i dhënë fund shtatzënisë që po më kërcënonte jetën”

 

Ylli i nominuar për Grammy ka treguar se gjatë tremujorit të tretë me Ender, i cili mbush 1 vjeç më 17 korrik, ajo rishkruajti testamentin e saj, pasi priste më shumë komplikime shëndetësore.

 

“Pas eksperiencave të mia në të kaluarën, u përgatita për më të keqen.”

 

Lindja e Ender shënoi një triumf si për Halsey ashtu edhe për trupin që ajo “urryer” për vite me radhë, për dështimet e saj rutinë.

 

“Kapitulli i gjatë i jetës time me aborte, u reduktua në atë moment. Jeta ime ishte e ndarë në dy pjesë.
Para dhe pas këtij momenti. Vite dhimbje dhe mjerimi nga shtatzënitë e dështuara, pastaj euforia e mëmësisë.”

 

Halsey ka thënë se kurrë nuk është i ka ndjerë më fort të drejtat e abortit se sa në momentin që u bë nënë, pavarësisht supozimit të kundërt të njerëzve.

 

“Njerëzit më kanë pyetur nëse që nga momenti i lindjes, pas aq vitesh përpjekjesh, ka ndryshuar qëndrimi im ndaj abortit. Përgjigjia ime është “Jo!” me vendosmëri. Në fakt, nuk e kam ndjerë kurrë më shumë se aq këtë. Aborti im më shpëtoi jetën mua dhe djalit tim i dha mundësinë të kishte të tijën. Çdo person meriton të ketë mundësinë të zgjedhë kur, nëse dhe si do ta ketë përvojën që i ndryshon jetën”