Gabimi i tmerrshëm që bëri Perëndimi pas Krimesë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se Perëndimi bëri një gabim të tmerrshëm dhe e la presidentin rus Vladimir Putin t’ja hedhë me aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Duke shkruar për Telegrapf,  Boris Johnson tha se përfundimi i varësisë nga nafta ruse e Perëndimit ishte jetik për t’i dhënë fund ‘bullizmit’ të Kremlinit.

Fjalët e Johnson vijnë pasi Britania ndaloi eksportet e mallrave luksoze në Rusi, ndër sanksione të reja.

Rreth 100 persona të tjerë pritet të sanksionohen sipas ligjit të ri.

Legjislacioni i lejon Britanisë të synojë individë së bashku me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, i cili ka nënshkruar paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë.

Përveç kësaj, Johnson tha se e vetmja mënyrë për të ndalur “shantazhin e vazhdueshëm” të Presidentit Putin ishte duke i dhënë fund mbështetjes perëndimore në lëndët djegëse fosile ruse – një proces që do të ishte “i dhimbshëm”.

Kryeministri po përgatitet të shkojë në Arabinë Saudite për bisedime rreth rritjes së prodhimit të naftës dhe gazit për të kompensuar furnizimet e reduktuara ruse.