Fifi tregon çfarë s’mund të bëjë këto kohë: Edhe Rama të më thirrë e të japë 1 mln euro…

Këngët e këngëtares Filloreta ose Fifi me emrin artistik, janë kthyer gjithmonë në hite dhe trende në rrjetet sociale. Por para suksesit për të vjen familja dhe djali i saj që e ka sjellë në jetë me Adis Patushin. Ky i fundit ka edhe një djalë me modelen e njohur Adrola Dushi.

Në një video në Instagram ajo ka treguar se i duhet të kalojë fazën e postpartum, ndryshimet hormonale dhe më e rëndësishmja, po e ushqen djalin me gji.

Ajo thotë se ka bërë mungesa me koncertet dhe ftesat për të kënduar në evente për shkak të djalit që duhet t’i qëndrojë pranë e ta rrisë me praninë sa më shumë të saj.

“Edhe Rama të më thirrë, për 1 mln euro të shkoj të performoj diku, se nuk pranoj para djalit”, thotë Fifi.