
Evropa Qendrore në ‘provë’ për refugjatët ukrainas
Zyrtarët evropianë thonë se vendeve të tyre po iu mungon hapësira për të strehuar me lehtësi disa nga 3.5 milionë refugjatët që janë larguar nga Ukraina, që nga nisja e pushtimit të Rusisë.
Shumica prej tyre kanë mbërritur në pikat kufitare në Poloni, Sllovaki, Rumani dhe Hungari, sipas të dhënave të përpiluara nga agjencia e OKB-së për refugjatët, duke ushtruar presion mbi vendet e BE-së që përpiqen t’i strehojnë ata.
Në vendkalimin më të ngarkuar të Polonisë, një zyrtar nga Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin, tha se se ka raporte që tregojnë për një tjetër valë refugjatësh që mund të vijnë në vend.
Ai shton me siguri se pas tre javësh që nga fillimi i luftës do të ketë fluks të refugjatëve, në baza ditore me mbi 10,000 çdo ditë.
Më shumë se 2 milionë ukrainas kanë ikur në Poloni. Në kryeqytetin e Varshavës, refugjatët kanë pritur në radhë për të tretën ditë para Stadiumit Kombëtar, i cili është kthyer përkohësisht në një zyrë administrative për regjistrimin e të sapoardhurve.
Zyrtarët qeveritarë ukrainas kanë deklaruar se shtatë korridore humanitare do të hapen të dielën për t’u mundësuar civilëve të largohen nga zonat e vijës së frontit.