
Çfarë duhet të dini në ditën e 26-të të luftës Rusi-Ukrainë
Ukraina ka refuzuar një ultimatum rus që u ofron njerëzve në qytetin e rrethuar të Mariupolit kalim të sigurt nga porti, por vetëm nëse qyteti dorëzohet. Sipas autoriteteve ukrainase rreth 300,000 njerëz besohet të jenë të bllokuar si pasojë e sulmeve ruse.
Kryebashkiaku i Mariupolit ka deklaruar se premtimet humanitare të Moskës nuk mund të besohen, duke u zotuar se forcat ukrainase do të vijojnë të luftojnë.
Situata në qytet, i cili është i rrethuar nga trupat ruse dhe i shkatërruar nga bombardimet, është përshkruar si “ferr në tokë” nga zyrtarët, pasi furnizimet ushqimore dhe mjekësore po mbarojnë.
Sulmet në qytete të tjera të Ukrainës po vazhdojnë, disa shpërthime të forta u raportuan nga Kievi, ku autoritetet thanë se shtëpitë dhe një qendër tregtare u goditën, duke shkaktuar disa viktima.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka deklaruar forcat ruse që përparojnë në kryeqytet nga verilindja kanë ngecur, me pjesën më të madhe të tyre ende 15 milje (24 km) nga qendra e qytetit.
Ka pasur një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike në qytetin verilindor Sumy, i cili gjithashtu është i rrethuar nga forcat ruse. Zyrtarët atje kanë këshilluar qytetarët qe të largohen të mbajnë distancë në një rreze prej tre miljesh sepse gazi është i rrezikshëm për jetën e tyre.