
Europa, si e mori emrin kontinenti ynë
A e dini historinë e emrit që bart kontinenti ynë. Ashtu si shumë gjëra kanë nisur nga mitologjia emri Europë nisi nga Zeusi. Ai shpesh arratisje në botën e të gjallëve. I tillë ishte rasti kur pa vajzën e Agenorit, mbretit të Fenikisë. Zeusit i bëri aq shumë përshtypje bukura e saj sa që vendosi ta joshte atë duke zbritur në botën e të gjallëve me pamjen e një demi të bardhë. Pasi takoi vajzën e mbretit, Zeusi e rrëmbeu duke e vendosur në shpinën e tij, dhe u nis drejt ishullit të Kretës. Aty vajza, e cila quhej Evropa, lindi 3 djem të Zeusit. Pas kësaj, Zeusi do të largohej, ndërsa Evropa u martua me Asteriusin, mbretin e Kretës në atë kohë, që mori përsipër edhe përkujdesjen për djemtë e saj jetim. Evropa do të adhurohej nga banorët e ishullit, duke çuar në përhapjen e emrit të saj nëpër detin Egje. Madje disa rrëfime në Greqinë e Lashtë e përshkruanin Evropën si Perëndesha e Tokës. Si i tillë, emri i saj u përdor gjerësisht për të përshkruar atë që ne tani e njohim si Evropë, kur hartat filluan të ndajnë si një kontinent nga të gjitha masat e tjera tokësore përreth saj.
Gjuhëtarët tregojnë edhe disa teori të tjera rreth origjinës së emërtimit të Evropës. Shumë prej tyre supozojnë se emri Evropë vjen nga dy fjalë greke që do të thonë “vështrim i gjerë”, një emër që besohet se buron nga përvoja detare e grekëve të lashtë në detin Mesdhe. Një teori tjetër, përmend qytetërimin e Mesopotamisë, dhe gjuhën e tij si origjinë për emrin Evropë. Në gjuhën e këtij qytetërimi, fjala për “perëndimin e diellit” ishte erebu, ndërsa për “lindjen e diellit” ishte asu. Gjuhëtarët e përmendin këtë si prejardhjen e fjalës Evropë, pasi Evropa ndodhej në perëndim të perandorisë së vjetër të Mesopotamisë.
Si të tilla, shumë nga teoritë mbi etimologjinë e emrit Evropë janë vetëm supozime. Pa një zbulim të ri revolucionar, ne nuk mund ta dimë kurrë kur Evropa filloi të quhej Evropë.