
Dua Lipa, “ylli” i Javës së Modës në Milano
Në Javën e Modës në Milano duket se këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa i ka lënë të gjithë me gojë hapur. E veshur me një jumpsuit të tejdukshëm dantellë me një prerje në pjesën e pasme me mëngë të gjata dhe doreza me reçipeta dhe të brendshme të zeza poshtë, kanë tërhequr vëmendjen dukshëm.
Sakaq, këtë veshje tepër provokuese, këngëtarja e ka kombinuar dhe me taka të zeza me platformë. Një çantë e kuqe e ndezur në formë zemre ishte “prekja e fundit” në pamjen magjepsëse të artistes.
Më herët Dua Lipa ka folur për eksperimentimin e saj me modën.
“Asnjëherë nuk kam dashur ta fus veten në kuti dhe të them: ‘Ky është stili im dhe kaq’. Më pëlqen të eksperimentoj dhe të luaj. Moda është si muzika për ju, tingulli përfshin më shumë sesa thjesht fytyrën e artistit. Edhe artisti duhet të veshë rrobat, jo anasjelltas. Moda nuk mund të imponohet”.