
Çmimet BAFTA, triumfon filmi mbi absurditetin e luftës
Çmimet kinematografike BAFTA, më prestigjiozet e Britanisë së Madhe, kanë një fitues të qartë, ne ceremoninë e sapo përfunduar. Është filmi “All Quiet on the Western Front” (Asgjë e re nga fronti i Perëndimit), një adaptim i arrirë i novelës së njohur të shkrimtarit gjerman Erich Maria Remarque.
Filmi i regjisorit Edward Berger, që trajton me sytë e një ushtari të ri absurditetin makabër të luftës së parë botërore, si simbol i çdo lufte.
Filmi gjerman fitoi shtatë trofe BAFTA, përfshirë atë të filmit më të mirë, skenarit të adaptuar, regjisë dhe filmit në gjuhë të huaj, duke thyer një rekord për një film jo britanik.
Trofe pati edhe për filmat “Banshees of Inisherin”, falë të cilit Barry Keoghan fitoi çmimin e aktorit më të mirë, ndërkohë që çmimi për aktoren u fitua nga Cate Blanchett, me filmin “Tar”.
Ndërkohë, dokumentari më i mirë u shpall ai i quajtur “Navalny”, që tregon historinë e vërtetë të disidentit kryesor ndaj regjimit të Vladimir Putin në Rusi.