
Çfarë nuk duhet të veshësh në një dasmë
Dasmat këto ditë kanë gjithnjë e më pak rregulla të modës sesa në dekadat e kaluara, gjë që mund të jetë e mrekullueshme, por gjithashtu i bën gjërat pak më të komplikuara. Shumë nga nuset e sotme po veshin fustane klasike dhe jo vello të fryra e të mëdha, dhëndri anashkalon rregullin mitik me kostum tipik të zi, madje edhe shoqërueset e nuses po heqin dorë nga fustanet me fruta për diçka që mund të veshin vazhdimisht. Kjo do të thotë që të ftuarit *gjithashtu* kanë po aq liri me stilet e tyre
Por, ka disa gjëra për t’u mbajtur mend nëse jeni të ftuar në dasmë, në mënyrë që të përcillni respekt për ceremoninë dhe njerëzit që martohen. Disa nga rregullat janë mjaft të drejtpërdrejta dhe të lehta për t’u ndjekur (p.sh., cilat ngjyra duhet të shmangen), ndërsa të tjerat kërkojnë pak më shumë planifikim të veshjeve.
Mos vish fustan të bardhë, vetëm nëse nusja e kërkon.
Mundohuni të shmangni veshjen e ngjyrave të festës së nusërisë apo ngjyrës dominante të arredimit të ambientit, që janë kryesisht ngjyrat neutrale, rozë, apo bojëqielli.
Mos u vish casual. Më mirë një fustan i ngarkuar sesa xhinse dhe këmishë.
Mbulo shpatullat dhe kujdes dekoltenë.
Ruajeni fustanin me të çarê dhe dekolte për një tjetër rast, pasi në dasmë ka familjarë.
Fustanet me dizajne printi nuk sugjerohen, vëmendja e tepërt në dasmë duhet të jetë mbi nusen jo mbi ty.
Nuk është ide e mirë një fustan me shumë rripa dhe me të çara.
Zbato kodin e veshjes nëse ka
Vish këpucê praktike pasi me siguri do kërcesh.