Binjakët hyjnë në “Guinness”, ja arsyeja e veçantë

Një vëlla dhe motër kanadezë të lindur në javën e 22-të janë emëruar nga “Guinness” si binjakët e lindur më parakohshëm në botë. Adiah dhe Adrial Nadrajah janë lindur 126 ditë më herët se koha e zakonshme, duke e marrë kështu rekordin e mëparshëm të vendosur nga binjakët amerikanë të Iowas në vitin 2018, të lindur 125 ditë më herët.

“Guinness” ka deklaruar se nëse binjakët do të lindnin vetëm një orë më herët se java e 22-të, nuk do të mund të ndiqeshin masat e shpëtimit të jetës së tyre nga spitali.

Një shtatzëni e plotë është zakonisht 40-javore, derisa lindja në javën e 18-të llogaritet e parakohshme. Nëna Shakina Rajendram ka thënë se kur ka nisur lindjen në javën e 21 plus pesë ditë, mjekët i kishin thënë se foshnjat “nuk ishin të shëndetshme” dhe se gjasat për të shpëtuar ishin 0 për qind.

Kjo ishte shtatzënia e saj e dytë, pasi në shtatzëninë e saj të parë, disa muaj më herët, ajo kishe dështuar. Kësisoj, binjakët ishin shpërblim për të. Shumica e spitaleve nuk provojnë t’i shpëtojnë fëmijët e lindur para javës së 24 ose 26. Mirëpo, fatmirësisht çifti kishte mundësinë që të lëvizte në një spital që ka njësi speciale të kujdesit intensiv neonatal. Foshnja më e parakohshme që ka lindur ndonjëherë ishte Curtis Means nga Alabama, e lindur në javën 21 plus një ditë.