‘Best sculptor” në bienalen ndërkombëtare të akuarelit, Euro Rrasa: Skulpturën e realizova pas humbjes së dy miqve të mi

Bienalja ndërkombëtare e akuarelit vjen në edicionin e 5-të në kryeqytet, organizuar nga Shoqata Kulturore VIZart me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës. Një ekspozitë e artistëve ndërkombëtar të akuarelit, e cila sjell në Muzeun Historik Kombëtar punimet e tyre, po në këto hapësira u mbajt edhe Festivali Ndërkombëtar i Artistëve të Rinj, edicion i dytë, që zhvillohet në të gjitha mediumet e artit. Rreth 200 artistë ekspozuan veprat e tyre këtë vit, ku prej tyre edhe artistë shqiptarë si Euro Rrasa, studenti i akademisë i vlerësuar si ‘Skulptori më i mirë”.

Ky punim i tij lidhet me një histori personale të tij kur humbi dy miqtë më të mire dhe dhimbjen që kishte e mitizoj, kjo ishte puna që do ta bënte Euron dhe fitues në festivalin ndërkombëtar.

Lidhja e tij me skulpturën nuk nisi vetëm prej studimeve apo një dëshirë rastësore, por babi dhe gjyshja e tij do të bënin bashkë historinë me talentin dhe ky do të ishte një ngacmim për të pasur një rrugëtim të ri në këtë zhaner.