Arrihet armëpushimi Izrael-Palestinë

Izraeli dhe Palestina kanë rënë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti, i cili hyri në fuqi para mesnatës së të dielës.

 

Ky vendim ka rritur shpresat për një fund të shpërthimit më serioz në kufirin e Gazës në më shumë se një vit.

Arritja e marrëveshjes është konfirmuar edhe nga agjencia e lajmeve “Reuters”, megjithatë Izraeli nuk ka dhënë akoma detaje zyrtare.

Ndërkaq, burimet palestineze dhe egjiptiane kanë thënë se marrëveshja është arritur.

Zyrtarët e Gazës kanë treguar se 41 palestinezë, me pothuajse gjysmën civilë dhe 6 fëmijë të përfshirë, kanë humbur jetën nga sulmet.

Raketat e Xhihadit Islamik kishin kërcënuan pjesën më të madhe të Izraelit jugor përfshirë edhe Tel Avivin, por nuk pati viktima të shënuara.

 

Konflikti erdhi si pasojë e arrestimit të kreut të Xhihadit Islamik palestinez Basem Sadi nga ushtria izraelite.