
6 mënyra se si po e përkeqësoni gjendjen e stomakut
Nëse keni ndjerë ndonjëherë një ndjesi djegieje pas një vakti, mund të vuani nga refluksi ose i njohur edhe si aciditeti i lartë në stomak. Kjo gjendje e zakonshme mund të shkaktohet nga shumë faktorë që ne i bëjmë në pavetëdije se mund të na dëmtojnë.
1. Rrobat e ngushta
Edhe pse rrobat e ngushta mund t’ju bëjnë të dukeni më tërheqës, t’i veshësh shpesh nuk është zgjidhja më e mirë për shëndetin. Përveçse shkaktojnë probleme me qarkullimin e gjakut, rrobat e papërshtatshme mund të përkeqësojnë aciditetin e stomakut. Për shkak se xhinset dhe rripat e ngushtë shtypin barkun, ato mund t’i përkeqësojnë simptomat e pakëndshme të refluksit.
2. Gjumi përmbys
Pavarësisht se gjumi përmbys mund të jetë i mirë për qafën dhe shtyllën kurrizore, nuk është dhe aq i mirë nëse vuani nga refluksi. Ekspertët mjekësorë rekomandojnë ngritjen e kokës deri në 21 cm, kështu acidi në stomak mund të rrjedhë normalisht gjatë kohës që jeni në gjumë.
3. Të shtrihesh menjëherë pas ushqyerjes
Nëse ndiheni sikur dëshironi të shkoni në shtrat pasi keni ngrënë një vakt, kjo është e kuptueshme sepse trupi po merr energji për të tretur ushqimin. Por, nëse vuani nga refluksi, ky ves duhet të hiqet. Kur jeni shtrirë, i gjithë ushqimi që sapo keni ngrënë kthehet drejt valvulës midis ezofagut dhe stomakut duke çregulluar nivelet e aciditetit. Rekomandohet të mos shtrieni 2 deri në 3 orë pas ushqimit.
4. Pirja e ujit gjatë ushqyerjes
Megjithëse të qëndrosh i hidratuar është absolutisht e rëndësishme për shëndetin, koha kur pini ujë gjithashtu ka rëndësi. Ju mund të ndjeni nevojën për të pirë ujë për të “shtyrë” një vakt të rëndë, por kjo mund të rezultojë në përkeqësimin e refluksit. Pirja e shumë lëngjeve gjatë vaktit nxit së tepërmi acidet e stomakut që ju nevojiten për tretjen e duhur.
5. Shumë, shumë kafe
Kafeja ka një sërë përfitimesh shëndetësore dhe shumë njerëz nuk mund ta imagjinojnë një ditë pa kafe. Por nëse vuani nga refluksi duhet të filloni të reduktoni konsumin e kafeinës sepse ajo e prish balancën e acideve të stomakut.
6. Të bësh shumë aktivitet sportiv
Nëse vuani nga refluksi, ushtrimet që kërkojnë shumë fuqi fizike, të tilla si: çiklizmi, gjimnastika ose ngritja e peshave, mund të përkeqësojnë simptomat e pakëndshme të refluksit dhe fryrjes. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni aktivitetin fizik, thjeshtë mund të zgjidhni të bëni ushtrime të moderuara.