
5 zbulimet më të mëdha në univers
Universi është i madh dhe njëkohësisht ka shumë gjëra për të eksploruar. Mes pafundësisë së tij shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë disa gjëra interesante.
- Hëna e Jupiterit
Në 1610, një nga astrologët më në zë aso kohe, Galileo Galilei, arriti të shihte 4 objekte të çuditshme që silleshin rrotull Jupiterit miliona kilometra larg teleskopit të tij. Më vonë u kuptua se këto ojekte ishin 4 hënat e Jupiterit: Io, Europa, Ganymede dhe Callisto. Ato u bënë hënat e para të zbuluara në Sistemin Diellor.
- Planeti Uran
Qindra vite më parë, njerëzit mund të shihnin Mërkurin, Afërditën, Marsin dhe Jupiterin me sy të lirë. Në vitin 1781 Frederick Herschel e zbuloi edhe Uranin me anë të teleskopit të tij.
- Galaksitë e tjera
Edhe pse rruga e qumështit është shumë e madhe, ekzistojnë dhe galaksi të tjera rreth 100 mijë vite dritë larg. Rreth vitit 1920 u zbulua galaksia e quajtur Andromeda. Kjo “botë” tjetër tjetër jashtë rrugës së qumështit u zbulua nga një astrolog persian që në të ashtuquajturën “Kohën e Artë të Perandorisë Osmane”, por sipas tij ishte vetëm një mjegullnajë e mbushur me asteroide. Rreth 100 vite më vonë, Edwin Hubble e konfirmoi që në të vërtetë kjo pjesë e universit është një galaksi.
- “Vrimat e Zeza” ose “Black Holes”
Në vitin 1916, Albert Einstein publikoi formatin përfundimtar të teorisë së relativitetit. Ekuacionet e tij parashikuan ekzsistencën e një dukurie të frikshme, e quajtur “Black Hole”. Kjo dukuri supozohet të jetë një portë për në botën paralele. Në 2019 u fotografua me anë të një teleskopi hapsinor për herë të parë kjo dukuri që deri në atë ditë ishte vetëm teori.
- Heliocentrizimi
Ne e dimë që Toka është e rrumbullakët prej miliona vitesh, por dyshimi se nëse toka sillet rreth Diellit apo e anasjellta është shuar vonë. Nicholas Copernicus ishte i pari që argumentoi se ka më shumë logjikë nëse Toka dhe planetët e tjera sillen rreth Diellit. Gjëja interesante në këtë mes është fakti se vetë Copernicus nuk kishte teleskop, por arriti ta logjikonte lëvizjen e objekteve në Sistemin Dilellor.