
5 hapa të lehtë për të kursyer
Njerëzit mendojnë që mënyra më e mirë për të kursyer është të punosh shumë dhe të mos shpenzosh kot. Por shpesh është e vështirë ta bësh këtë gjë.
Për ju që e keni të vështirë të kurseni para, më poshtë ju tregojmë 5 mënyra si të kurseni pa e ndjerë shumë mungesën e parave në xhep.
1- Arkë kursimi: Arka është gjithmonë ide shumë e mirë. Kështu nuk do t’i zhdukësh monedhat, por do t’i mbledhësh në një vend ku as ti nuk do mund t’i marrësh në moment. E sigurt është se kështu do të kesh një “bonus” në fund të muajit. Arkën mund ta vendosësh në kuzhinë, kështu mund të kontribuojnë edhe të afërmit.
2- Llogari kursimi: Hap një llogari kursimi dhe depozito vazhdimisht aty sasi të caktuara parash, për shembull 5,000 lekë çdo muaj. Duke vepruar kështu nuk do t’i ndjesh shumë paratë që po vë mënjanë dhe pas dy apo tre vitesh do kesh të paktën 120,000-180,000 lekë me të cilat mund të bësh disa pushime.
3- Përpiqu të harrosh paratë që ke mënjanë: Ju ka ndodhur të gjeni para në xhepat e pantallonave që kishit kohë që nuk i vishnit? Po, ajo është ndjesia kur ju gjeni paratë tuaja që i kishit harruar. E njëjta ndjesi mund të nxitet vetë nëse injoroni për njëfarë kohe bonuset, shtesat në pagë, apo paratë që lini në arkën e kursimeve.
4- Ndiq ofertat: Reklamat për ulje çmimesh apo oferta në të shumtën e rasteve nuk janë rrengje. Sidomos ofertat me ulje që ofrojnë bankat për rastet kur përdor kartat e debitit në ndonjë supermarket apo qendër të caktuar tregtare. Në këtë mënyrë do mund të ulësh ndjeshëm shpenzimet dhe pjesët që të dalin tepër nga çmimet reale mund t’i kalosh në llogaritë e kursimit.
5- Redukto shpenzimet e panevojshme: Një celular i ri është gjithmonë i kërkuar, por nëse celulari që keni aktualisht ju bën punë për çdo gjë, atëherë ky është një shpenzim i panevojshëm.