4 ushqimet më të mira për trurin

Disa ushqime i konsumojmë për shije, e disa të tjera na detyron mami t’i hamë. Këto janë 4 ushqimet qe shqiptarët i konsumojnë shumë dhe janë më të shëndetshmet për trurin.

1. Vezët

Të verdhat e vezëve janë të mbushura me kolinë (chloine), lëndë ushqyese e përafërt me vitaminën B. Trupi i përdor ato për të prodhuar kimikate që ndikojnë në gjendjen emocionale dhe kujtesën e trurit.

2. Fasulja

Pavarësisht nga ngjyra apo forma e tyre, fasulet kanë në përmbajtje folate, e njohur ndryshe si vitamina B9. Mungesa e folateve ndikon në humbjen e kujtesës së hershme dhe harresën afatgjatë.

3. Manaferrat

Manaferrat ndikojnë drejt për së drejti në gjendjen emocionale dhe ulin rrezikun e zhvillimit të depresionit.

4. Arrat

Hulumtimet kanë zbuluar se konsumimi i arrave mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së kujtesës dhe ngadalëson procesin e plakjes së trurit.