AlbanianEnglish

3 plazhet që duhet t’i vizitoni në Evropë

Shumë pak kohë na ndan me verën dhe ajo që mendojmë është se cilit plazh do t’i drejtohemi.

Në Evropë mundësitë janë të shumta, por ne kemi veçuar tre prej tyre.

Listës padyshim nuk mund t’i mungonte bregdeti i Shqipërisë, i cili në sezon, përveç pushuesve të vendit tonë, i bashkohen edhe nga e gjithë bota.

 

  • Shqipëria

Porto Palermo, Qeparo, Qarku i Vlorës

Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash.

Bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth.

Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesori, i quajtur Porto Palermo, është i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare.

 

  • Gjermania

Sellin, Rügen

Bregdeti i mrekullueshëm verior i Gjermanisë prej 2000 miljesh, që përfshin dy dete (Veri dhe Baltik), ka një gamë mbresëlënëse për të zgjedhur.

Një nga më të mirat është në ishullin e mrekullueshëm Rügen në Detin Baltik, në qytetin e vogël por të bukur të Sellin.

“E veshur” me arkitekturë madhështore “rezorte”, rëra e saj e artë gjithëpërfshirëse janë të shoqëruara me Strandkörbe klasike gjermane (karrige prej thurjeje të plazhit) dhe skela mbresëlënëse dhe një pavijon piktoresk të epokës 1920.

 

  • Portugalia

Praia de Cacela Velha, Algarve lindore

Në Algarve-n lindore të paprishur, ku ullinjtë janë më të shumtë në numër, Cacela Velha është një nga plazhet më të bukura dhe të pavizituara të Portugalisë.

Ajo është e rrethuar nga shtëpitë tradicionale të peshkatarëve, të kompletuara me zbukurime blu dhe me një fortesë të lashtë që daton nga pushtimi maure.

Ky është plazhi më lindor i parkut natyror Ria Formosa, dhe rëra e tij e artë shtrihet për më shumë se një milje dhe zhvendoset sipas erërave dhe baticave.

Uji është i ngrohtë dhe diafanoz, me baticë të ulët që zbulon pishina dhe laguna të mbushura me jetë detare.

You don't have permission to register