2 Marsi mes debatit dhe tensionit politik?

Situatë e tensionuar politike pritet përpara nisjes të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të15 Majit.

E enjtja e 2 Marsit do ta gjej Kuvendin mes debatit lidhur me mocionin me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.

Janë 13 pyetje hartuar nga opozita të cilat presin përgjigjen e kryeministrit.

Ngulmimi i opozitës në zhvillimin e kësaj seance ishte shkaku futjes së Kuvendit në seancat e shkuara, në kaos nga deputetët e opozitës përmes bllokimit të foltores dhe fryrjes së bilbilave.

Përballja kryesore pritet të jetë me Edi Ramën por Sali Berisha i shtoi edhe disa emra të tjerë që sipas tij janë protagonistë të veprimtarisë së McGonigal në Tiranë.

*Tibo News