
Zvicra heq të gjitha kufizimet për udhëtarët shqiptarë
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se Zvicra ka hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë të cilët duan të udhëtojnë drejt saj. Ky vendim do të hyjë në fuqi në datën 2 maj.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.
Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.”