Zgjedhjet në BE dhe frika për dezinformim nga inteligjenca artificiale

Në prag të zgjedhjeve të PE, kopmania Meta ka vendosur të krijojë një ekip për të trajtuar dezinformimi dhe abuzimi i inteligjencës artificiale.

Rritja e shpejtë e Al ka shkaktuar frikë se teknologjia e re mund të përdoret për të ndikuar në zgjedhje.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor.

Marco Pancini, kreu i Metës për çështjet e BE-së, në një postim në blog tha se ekspertët nga inteligjenca, shkenca e të dhënave, inxhinieria, kërkimi, operacionet, politikat e përmbajtjes dhe ekipet ligjore të kompanisë do të fokusohen në luftimin e keqinformimit, trajtimin e operacioneve të ndikimit dhe kundër rreziqeve që lidhen me abuzimin e AI gjeneruese.

“Me afrimin e zgjedhjeve, ne do të aktivizojmë një Qendër Operacionale Zgjedhore për të identifikuar kërcënimet e mundshme dhe për të vendosur masat zbutëse në kohë reale.”

Meta, e cila aktualisht punon me 26 organizata të pavarura të kontrollit të fakteve në të gjithë BE që mbulojnë 22 gjuhë, do të shtojë tre partnerë të rinj në Bullgari, Francë dhe Sllovaki.

Meta, Microsoft, OpenAI dhe 17 kompani të tjera të teknologjisë ranë dakord në fillim të këtij muaji që të punojnë së bashku për të parandaluar që përmbajtjet mashtruese të inteligjencës artificiale të ndërhyjnë në zgjedhjet në të gjithë globin këtë vit.