
Zelensky kërkon dialog direkt me Putinin
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këmbëngul për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin. Ky do të jetë një takim, për të cilin ai është i sigurtë, se e presin të gjithë, ka thënë Zelensky, duke theksuar, se kjo është një rrugë e vështirë, por e nevojshme për të marrë garanci të efektshme.
Zëdhënësi i presidentit rus,Dmitry Peskov nuk e përjashtoi një takim të drejtpërdrejtë me presidentin Putin. Por duhet të kuptohet, se cili do të jetë rezultati i këtij takimi dhe çfarë duhet të bisedohet aty, tha Peskov.