Zelensky do të takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të martën, ndërsa diskutimet mbi një marrëveshje ndihme për Ukrainën janë ende të bllokuara në Kongres.Vizita, të cilën Shtëpia e Bardhë e njoftoi të dielën, është vizita e dytë e Zelensky në Uashington që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ai vizitoi SHBA-në për herë të fundit në shtator.Vizita e Zelensky vjen në një moment kritik të negociatave të Kongresit për ndihmë urgjente për Ukrainën.