Zbulohet variant i ri i virusit të Covid në Britani

Zbulohet në Britaninë e Madhe një mutacion i ri i koronavirusit.

Bëhet fjalë për mutacionin XE që sipas shkencëtarëve vendas është 10% më ngjitës se varianti BA.2 i Omicronit, që konsiderohet si varianti që përhapet më shpejt krahasuar me të gjitha mutacionit që kanë qarkulluar deri më tani.

Autoritetet shëndetësore britanike thonë se praninë e mutacionit të ri e kanë zbuluar tek të paktën 600 pacientë të infektuar me Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi që ky mutacion të mbahet nën mbikqyrje.

Por nuk dihet ende nëse ky mutacion shkakton pasoja më të rënda shëndetësore se Omicron.

Megjithate eksperienca me mutacionet e COVID-it ka treguar se sa më shpejt të përhapet një variant i ri, aq më pak dëme shëndetësore shkakton, siç tregoi edhe përhapja e Omicron-it.

*Tibo News.