
Zbulimi i hidrokarbureve në Jon, Panariti: Duhet shfrytëzuar përmes dialogut
Zbulimi i burimeve të gazit dhe hidrokarbureve në Jonin Verior është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe zhvillim e saj ekonomik. Kështu shprehet Edmond Panariti ish-drejtori i kabinetit gjatë Presidencës së Ilir Metës teksa thekson se kjo është një mundësi që duhet shfrytëzuar përmes dialogut dhe negocimit me shtetin fqinj Greqinë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Panariti thotë se bashkëpunimi duhet të bëhet i mundur nëpërmjet grupeve negociatore përkatës të mandatuar në frymën e kompromisit dhe të konsensusit, sidomos për zonat e eksluzivitetit ekonomik të cilat shkojnë përtej vijave ndarëse sepse hyjnë dhe dalin nën to.