Zbehen shpresat për të mbijetuar në Dnipro

Shpresat për të gjetur njerëz të mbijetuar pas sulmit të kryer këtë të shtunë nga Rusia në Dnipro të Ukrainës janë shuar.

Dhjetëra viktima janë konfirmuar teksa grupet e emergjencës vijonin operacionet e kërkim shpëtimit këtë të dielë.

Sulmi i cili goditi  një bllok banimi zuri nën rrënoja me qindra banorë teksa disa prej tyre arritën të shpëtoheshin pas 18 orësh.

Numri i të vdekurve mund të rritet më tej me 30 persona që trajtohen në spital, përfshirë fëmijë të vegjël.

Në një deklaratë të dielën në lidhje me sulmet e ditës së mëparshme, ministria ruse e mbrojtjes nuk e përmendi Dnipro si një objektiv specifik.

Temperaturat e ulëta kanë ndikuar në vijimin e operacioneve të kërkim shpëtimit.

Në fjalimin e tij të përditshëm që prej nisjes së luftës, presidenti i vendit Volodymir Zelenskiy u zotua se operacionet e kërkim shpëtimit do të vijojnë.

Rusia lëshoi dy valë raketash në Ukrainë të shtunën duke goditur objektiva në të gjithë vendin.

*TiboNews