
Yuri Kim vlerëson Shqipërinë për luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore
Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka vlerësuar Shqipërinë për hapat që ka ndërmarrë për trafikimin e qenieve njerëzore, ndërsa ka falënderuar presidentin Ilir Meta, si si një nga organizatorët e forumit. Në fjalën e saj në në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, Yuri Kim tha se trafikimi i qenieve njerëzore është çështje e rëndësishme që mbledh të gjithë vendet bashkë. Jam e sigurt që Shqipëria është e përkushtuar të mbajë qëndrim në çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore, tha Yuri Kim. Në forum morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Senatorë dhe Kongresmenë nga SHBA, përfaqësues të Qeverisë, si dhe personalitete të ndryshme.