
Xhelal Mziu në SPAK
Ish-kryetari i Bashkisë Kamzë Xhelal Mziu është thirrur ditën e sotme nga SPAK. Për mediat, deputeti demokrat bëri të ditur se në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion është kallëzuar nga pasuesi i tij, socialisti Rakip Suli. Ky u fundit e akuzon Mziun për shpërdorim detyre lidhur me strehimet në Kamzë.