
Vuçiç thërret mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiç ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të shtunën. Siç raporton media serbe B92, temë kryesore do të jetë Kosova.
Kjo pasi, të premten emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak bashkë me emisarët specialë të Berlinit dhe Parisit, do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.
Pas tyre takimeve, Vuçiç do të ketë takim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare. E pos tjerash pritet të diskutohet edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për mospranimin e targave serbe, pasi marrëveshje për targat ende nuk ka.