
Vuçiç: KFOR dhe EULEX do ta ruajnë paqen në veri
Presidenti i Serbisë ka folur për herë të parë publikisht për tensionet në Kosovë dhe ka thënë se bëhet fjalë për “ndryshime të mëdha politike, pothuajse tektonike”. Sipas tij, marrëveshja e Brukselit ka kontribuar në “blerjen e paqes” në Serbi dhe rritjen ekonomike.
Mirëpo, vendimin e serbëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, ai e quajti të vështirë. Ai shpreson që amerikanët dhe disa të tjerë të kujdesen për sigurinë në veri.