Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, arrestohet një tjetër i ri që dyshohet se mori pjesë në krim
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një 19 vjeçar me emrin Grei Bihuci ndërroi jetë pasi u godit me thikë në qendër të Fierit, një 17 vjeçar u arrestua. Sipas Policisë së Fierit, 17-vjeçari K.M. është personi i dytë i cili është arrestuar për këtë ngjarje Ndërsa dje në flagrancë u kap dhe autori kryesor i dyshuar, F. Muka i moshës 18 vjeç.
Sipas policisë dy të rinjtë e goditën disa herë me thikë 19-vjeçarin duke e lënë të vdekur.
Nga ngjarja mbeti i plagosur me thikë gjithashtu një 20-vjeçar me inicialet O.S, i cili ndërhyri për të shuar konfliktin.
Sipas dyshimeve, vrasja e të riut ka ndodhur për shkaqe banale, që ka nisur në rrjetin social Facebook.