
Votohet raporti për Shqipërinë në PE: Gati për negociatat, por vazhdoni reformat
Me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime, Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian votoi raportin e Isabel Santos mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë vitit 2021.
Eurodeputetët kanë vlerësuar angazhimin e Shqipërisë për integrimin europian dhe kanë shprehur mbështetje për transformimin demokratik sipas tyre të vendit si dhe aspiratën për anëtarësim në BE.
Mosçelja e negociatave sipas tyre për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe përbën rrezik për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi.
Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.
Raporti përsërit se anëtarësimi i Shqipërisë në BE varet nga reformat e qëndrueshme dhe të pakthyeshme në fushat kryesore të politikave.
*Tibo News.