Vota e diasporës, Celibashi: Propozojmë formën elektronike!

Është mbajtur mbledhja e Grupit të Dialogut mazhorancë-opozitë për çështjen e votës së Diasporës.

I pranishëm ishte kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve- Ilirjan Celibashi, i cili deklaroi se propozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është për votim elektronik, pra përmes një platforme online.

Celibashi tha:

“Propozimi kishte dy komponentë, i pari lidhet me procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë përmes një portali të posaçëm që administrohet nga KQZ. Dhe së dyti, mënyra e votimit dhe dërgimit të fletës së votimit nëpërmjet këtij aplikacioni, këtij sistemi”.

Damian Gjiknuri nga PS tha se mënyra më optimale është ajo e votimit klasik.

Ai theksoi se Posta Shqiptare përmes së cilës mund të dërgohen fletët e votimit ka një sistem të besueshëm.

Gjiknuri:

U konsultuam dhe me ekspertë të instutucioneve të tjera, nëse shkohet drejt votimit elektronik është çështje tjetër. Por në distancë, bëhet pak e vështirë. Varianti më i mundshëm mbetet ai klasik. Çdo qytetar shqiptar që jeton jashtë vendit, nëpërmjet një sistemi të besueshëm postar do të mund të votojë. Përgjithësisht kërkesat e diasporës kanë qenë për sistemin postar. Opozita gjithmonë kërkon një shtet paralel kur vjen puna te zgjedhjet. Ne i besojmë Postës Shqiptare apo e-Albania. Sistemi i Postës Shqiptare është i besueshëm, megjithatë do ta bisedojmë. Votimi në distancë me platformë, është një gjë që duhet parë. Nëse emigrantët votojnë në mënyrë elektronike, atëherë e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me shqiptarët brenda vendit”.

Opozita nga ana tjetër ka shprehur kundërshtitë e saj për votën e diasporës përmes postës