Volkswagen do të rrisë pagesat për punonjësit e saj

Prodhuesi i automjeteve Volkswagen ka dakordësuar një rritje pagash prej 8.5% me punonjësit e saj në Gjermaninë perëndimore.

Rritja e pagës për punonjësit e fabrikave vjen pas inflacionit në rritje ka vështirësuar situatën ekonomike të qytetarëve gjermanë.

Megjithatë rritja e pagave që kompania e prodhimi të automjeteve ka ofruar për punonjësit e saj mbetet nën nivelin e inflacionit i cili arrit në 11.6% përgjatë muajit tetor në Gjermani.

Kjo marrëveshje pritet të prek rreth 125,000 punonjës të Volkswagen.

Punonjësit do të marrin një rritje page prej 5.2% nga qershori i vitit 2023 dhe rritja tjetër prej 3.3% do të realizohet në muajin maj të vitit 2024.

Sindikatat e punonjësve në të gjithë Gjermaninë dhe Evropën kanë kërkuar paga më të larta në mënyrë që qytetarët të mund të përballojnë rritjen e kostove të jetesës dhe inflacionin.

Megjithatë shumica e punëdhënësve kanë refuzuar rritjen e pagave nën arsyetimin e rritjes së kostove materiale dhe atyre energjitike. 

*TiboNews